Fitorja serbe per Putin dhe Rusia Inc
Nga Quentin Peel
Rusia korri shperblimin e saj te pare te madh javen qe sapo u mbyll per mbeshtetjen e Serbise ne perpjekjen e tyre per te ndaluar Kosoven qe te deklaroje ne menyre te njeanshme pavaresine. Javen qe hyri, BE-ja mund te provoje nje disfate serioze per perpjekjet e saja, nese Serbia zgjedh nje nacionalist te vijes se ashper si president. Cmimi i lirise se Kosoves eshte i larte. Gazprom, monopoli shteteror i gazit te Rusise, do te marre kuoten kontrolluese ne NIS, monopolin shteteror te naftes se Serbise, dhe si shkembim do te perfshije ish-republiken jugosllave ne gazsjellesin "South Stream" te propozuar prej tij dhe qe do te kaloje nen Deti e Zi permes Bullgarise per ne Greqi dhe Itali.
Marreveshja eshte aprovuar tashme nga qeveria e Beogradit, megjithese cmimi per tu paguar per NIS akoma nuk eshte percaktuar. Cfaredo qe te ndodhe, Gazprom do te fitoje nje ujdi, si edhe nje klient per South Stream dhe nje rival te projektit te gazsjellesit Nabucco, qe ka per qellim te reduktoje vartesine nga gazi rus, pa iu dashur ti nenshtrohej ndonje procesi konkurrues ofertash. Cfare ka bere Rusia per te merituar nje trajtim te tille te favorizuar? Ajo ka bllokuar nje rezolute ne Keshillin e Sigurimit per te miratuar pavaresine e Kosoves. Kjo nuk do ta ndaloje procesin, por do ta beje ate akoma me te veshtire per vendet e tjera qe te japin njohjen formale per shtetin e ardhshem. Megjithese SHBA dhe pjesa me e madhe e vendeve te BE do ta njohin ate de facto, Kosova do te lihet ne nje lloj situate te bllokuar ligjore.
Kjo i pershtatet Presidentit Vladimir Putin ne tre menyra. Se pari, ai eshte teresisht kunder cdo lloj procesi te vetevendosjes kombetare qe lejon cdo vend si Kosova te deklaroje ne menyre te njeanshme pavaresine, sesa permes nje marreveshjeje me vendin nga i cili ai eshte duke u shkeputur. Rusia e sotme, pas shembjes se Bashkimit Sovjetik eshte e vendosur te mos lejoje seciles prej pjeseve perberese te saj qe te shkeputet. Per kete arsye Moska ka luftuar dy luftera te pergjakshme ne Ceceni. Megjithese z.Putin paralajmeron se rajone te shkeputura te tilla si Abkhazia, pjese e Gjeorgjise, jo Rusia, mund te ndjekin Kosoven, te gjitha faktet tregojne se ai nuk deshiron asgje te ketij lloji.
Se dyti, ai mund te shfrytezoje ndryshimet midis vendeve anetare te BE dhe SHBA. Ai e di se vende te tilla si Spanja, Greqia dhe Qipro e urrejne idene e vetevendosjes, pasi frikesohen se ajo mund te kopjohet nga separatistet baske ose qipriotet turq. Ata jane shume te pakenaqur mbi precedentin qe do te vendoset nga Kosova.
Megjithate me e mira nga te gjitha per Kremlinin, eshte perfitimi i trete: marreveshja e dashur per Gazprom. Mbeshtetesi i tij me i forte ne Beograd eshte Vojisllav Koshtunica, sepse ai mendon se Rusise i takon nje shperblim. Serbia gjithashtu ka nevoje per gaz.
Koshtunica zgjodhi rrugen e tij ne kabinet kete jave sepse partia pro-BE-se ne qeveri, Partia Demokratike e presidentit Boris Tadic, ka nevoje te deshperueshme per mbeshtetjen e tij per te ndihmuar z.Tadic qe te fitoje raundin e dyte te zgjedhjeve aktuale presidenciale. Ne raundin e pare, te dielen e kaluar ai u rendit pas Tomisllav Nikolic, udheheqesi nacionalist i partise radikale anti-BE.
Koshtunica eshte i njohur per te fshehur synimet e veta. Z.Nikolic shume mire mundet qe ne fund te fitoje balotazhin e 3 shkurtit. Kjo do te ishte nje katastrofe per marredheniet e BE me vendin me te rendesishem ne Ballkanin perendimor.
Analistet ne Moske thone se z.Putin mund te preferoje qe z.Tadic te fitoje. Ai nuk deshiron te beje biznes me nje Serbi te izoluar. Ata nuk pranojne sugjerimet se kundershtimi i Rusise ndaj pavaresise se Kosoves reflekton nje lloj solidariteti ortodoks-fetar sllav me serbet. Kjo ka me shume te ngjare qe te jete e lidhur me marreveshjen e Gazprom. Kjo eshte sjellja klasike nga Rusia Inc, nje shtet rus te drejtuar nga parate, jo nga ideologjia.
Ka gjithashtu edhe nje arsye strategjike, megjithese kjo ka shume te ngjare te jete sekondare. Cdo klient energjie fiton per Gazprom justifikim te metejshem per ndertimin e gazsjellesit South Stream sesa te gazsjellesin alternativ Nabucco per te lidhur furnizuesit e Azise Qendrore permes Turqise ne Evrope. Nabucco tashme ka probleme per te siguruar furnizime te mjaftueshme me gaz qe te justifikojne ndertimin e tij. Ai nuk do ti marre kurre ato pa klientet. Z.Putin duhet te jete duke qeshur gjate gjithe rruges per ne banke.
Marre nga