Kushtet qe duhet te plotesohen
Per te hapur keto klinika private duhet te plotesohen nje sere kushtesh. Keshtu, per hapjen e klinikave diagnostikuese, kabineteve dentare etj., nuk ka rendesi vendi ku hapet. Per to mund te jene ne katet e siperme te nje pallati, ose edhe ne ato perdhese. Ndersa per klinikat, te cilat perdorin aparatura, te cilet kane rrezatime, kerkesat jane me te rrepta. Sipas komisionit te licencimit, kerkohet qe muret e ketyre ambienteve te jene te veshura me plumb dhe te nje trashesie me te madhe. Po keshtu edhe dyert duhet te jene te veshura me nje mase mbrojtese, ku te eliminojne zhurmat dhe te mos lejojne depertimin dhe kalimin e rrezeve te demshme. Por, per hapjen e ketyre klinikave ku jane aparaturat me rreze demtuese, nuk vendos vete komisioni, por edhe banoret e pallatit apo godines, nese ky aktivitetet eshte hapur ne nje banese. Duhet te jene dy te tretat e banoreve qe te miratojne dhe te firmosin kerkesen e subjektit per te vendosur keto aparatura dhe per te hapur kete klinike. Pas plotesimit te kesaj kerkese, komisioni i licencimit e miraton ate duke pare edhe kushtet e tjera te percaktuara ne dokumentacion. Kurse per farmacite edhe depot farmaceutike kerkohen kushte te larta te higjienes dhe mungeses se lageshtires. Pasi keto jane demtuese per medikamentet qe mund te cojne deri ne shkaterrim te tyre.