Abuzimi me cmimet Basha Po i japim fund informalitetit
Tregjet e kryeqytetit vazhdojne te jene nen monitorim nga Bashkia e Tiranes. Ne nje dalje publike kryebashkiaku Lulzim Basha se bashku me nenkryetarin Edmond Panariti drejtorin e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit AMK te Policise Bashkiake dhe drejtues te Tatim-Taksave kane pare nga afer situaten e cmimeve ne tregjet me shumice tek ish-uzina Dinamo dhe tregu Avni Rrustemi. Sipas raportimeve te bashkise edhe gjate dites se djeshme cmimet ne tregje nuk kane pasur rritje abuzive madje ka vazhduar tendenca ne renie e cmimit te disa produkteve. Basha e ka konsideruar suksesin e deritanishem inkurajues sikunder nenvizoi se java e ardhshme eshte vendimtare per te pare nese kjo perqasje ka dhene sukses te plote. Une kam besim te plote se me te njejtin vetedijesim qe tregtaret ketu dhe i gjithe zinxhiri deri tek grosistet kane reaguar ndaj ketij shqetesimi legjitim te qytetareve te cilin perfaqeson Bashkia nepermjet inspektimeve te saj do te vazhdoje edhe kete jave dhe qe cmimet do te mbeten ne suazen kuadrin e cmimeve normale - tha Basha. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka shprehur vendosmerine per te vazhduar me monitorimin dhe masat qe parashikon ligji ne menyre qe kete vit te mbyllet kapitulli i abuzimit me cmimet ne Tirane.