Festimet e Krishtlindjeve, Imzot Georges Frendo uron besimtarët
Atmosfera e Krishtlindjeve më shumë se në asnjë vend tjetër përcillet në abjentet kishtare. Ndërsa janë përgatitjet e fundit për festën e madhe të lindjes së Krishtit, imzot Gjergj Frendo përcjell përmes mikrofonit të Radiotelevizionit të Ora News mënyrën se si do të përcillet tek besimtarët e krishterë lindja e Krishtit.
Ndërkaq në ambjentet e Kishës Katedrale të Shën Palit në Tiranë është realizuar në miniaturë ambjeti i lindjes së Krishtit në Betlehem, më shumë se 2000 vite më parë në të cilin evdintohen edhe simbolet fetare të asaj dite.
Imzot Gjergj Frendo prej disa vitesh shërben pranë kësaj kishe dhe ka patur rastin të njihet nga afër me besimtarët shqiptarë. Ndihmës ipeshkvi i Kishës Katedrale të Shën Palit në Tiranë përcjell urimin e tij për të gjithë besimtarët katolikë.
“Vëllazërim për të gjithë besimtarët, paqe dhe vullnet të mirë. Të gjithë të angazhohemi për paqen, mes nesh të sundojë paqja dhe dashuria e vërtetë. Unë nuk besoj në thënien “feja e shqiptarit është shqiptaria” shqiptarët janë shumë besimtarë”-përfundon Imzot Georges Frendo.