Kriza prek fëmijët, këtë vit më pak lodra nga prindërit
Kriza ekonomike që ka prekur të gjithë Europën duket se ka dhënë efektet edhe në Shqipëri. Me gjithë dëshirën e madhe për të plotësuar kërkesat e fëmijëve të tyre këtë vit prindërit shpenzojnë më pak se vitet e tjera për të blerë dhurata . Pavarësisht se fëmijët janë ata që i ndjejnë më shumë këto festa, disa tregtarë kanë treguar se ka shumë rënie në shitjen e lodrave për fëmijë.
E megjithë pamundësinë për të patur lodra e dhurata, një tjetër gjë që bie në sy është fakti se fëmijët janë "zbutur" pak në dëshirat e tyre pasi në ndryshim nga vitet e mëparshme ku dominonin pistoleta apo lloje të tjera armësh këtë vit preferohen makinat dhe kukullat.