E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët autikë, dhurata speciale nga marinsat amerikanë

Dhurata dhe festë për fëmijët qëndrës "Të Qëndrojmë së Bashku" në Tiranë. Marinsat amerikanë dhe Ambasada Amerikane në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri shpërndan dhurata për fëmijët autik. Ndërsa të vegjëlit i pritën mysafirët e qëndrës së tyre me recitime dhe këngë.
 

Luljeta është një prej jetësuesve të kësaj qëndre. Kufizimet e saj e kanë detyruar të kaloj plotë 10 vjet në këtë strehëzë. Ardhja e Ambasadorit Amerikan e ka lumturuar atë në këtë ditë, por ajo thotë se fëmijët që qëndrojnë këtu kanë nevojë për njerëz rreth tyre dhe për ambjente festive.
 

Ndërsa Klea është një tjetër vogëlushe e cila reciton anglisht për ambasadorin.
Kjo qëndër disa vjeçare ka 50 fëmijë autikë dhe 10 kujdestarë që kujdesen për ta. Në prag të festave, fëmijë dhe prindër u bënë pjesë e shfaqes së vogël, të bërë në njërën prej ambjenteve të saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›