E Martë, 3 Nëntor 2026

Abuzimi me drogat nga të rinjtë, në Elbasan rritet numri i përdoruesve 17 – 19 vjeç

Numri i të rinjve të cilët po kthehen në përdorues lëndësh narkotike në Elbasan është duke u rritur. Sipas mjekëve toksikologe në spitalin e Elbasanit grup mosha e cila po preket më shumë  është 17-19 vjeç.

“Gjatë këtij me keqardhje ka një rritje të numrit të rasteve të grup moshave të adoleshentëve, nga 17-19 vjeç. Në momentin që ata vijnë janë në fazën e përdoruesit abuziv, presupozohet që kanë filluar të eksperimentojnë ndoshta edhe më herët se sa kjo moshë”, tha mjekja toksikologe Minga Matraku .

Po si mund të dallohen të rinjtë në sjellje kur fillojnë të përdorin  lëndët narkotike.

“Vërehen ndryshime në humorin e fëmijës, në sjelljen e tij bëhet lehtësisht i irritueshëm, bëhet më ankthios, në familje bëhet më i tërhequr. Mund të kërkoj para apo mund të marrë para”, thotë mjekja.

Mjekja  shpjegon se edhe përdorimi i kanabisit mund të sjell pasoja të rënda në shëndet.

“Kanabisi është droga që konsiderohet si ajo që hap portën për abuzimin me drogat e tjera. Në momentin që fëmijët janë të pa informuar për sa i përket risqeve reale për ti thënë jo këtyre lloj tundimeve atëherë patjetër që duhen masa”, tha  Minga Matraku.

Mjekët përcjellin me shqetësim dhënien pa rekomandim nga ana e farmacistëve të barnave me efekte qetësuese që krijojnë varësi, dhe ndikim në sistemin nervor.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›