E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi me levizjen e lire

Rivendosja e regjimit të vizave për vendet që abuzojë me lëvizjen e lirë, së shpejti një realitet.  Pasi i kanë treguar forcën njëri tjetrit për shumë muaj, institucionet europiane pranojnë zyrtarisht se abuzimet në zonën Shengen duhen ndëshkuar. Kjo është zyrtarizuar me aprovimin nga Komisioni i lirive civile në Parlamentin Europian me 33 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime të pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë për vendet që abuzojnë me të. Por sipas raportit, vizat mund të rivendosen  vetëm në raste urgjence të një shtimi substancial dhe të papritur të emigrantëve të jashtëligjshëm ose kërkesave të pamotivuara të azilit në BE.
“Më duhet të them, se ne kemi një qasje të përbashkët me Komisionin dhe Këshillin e ministrave përsa i përket nevojës për klauzolën e rivendosjes së vizave për të evituar abuzimet dhe mashtrimet. Atëherë ku është mosmarrëveshja që kemi midis institucioneve ? Mosmarrëveshja qëndron tek rregullat që duhen vendsour për të zbatuar filozofinë e tonë të përbashkët të ndëshkimit të abuzimeve. Konkretisht ato që na ndajnë janë përdorimi i bazës e përqindjeve dhe peridhave të referencës për rivendosjen  e visave”, u shpreh eurodeputeti, Agustin Diaz De Mera.
Rivendosja e vizave nuk do të jetë automatike dhe do të përdoret si instrument i fundit. Shtetet anëtare duhet të njoftojnë Komisionin Europian, se kanë një rast urgjence. Komisioni duhet të marrë në konsideratë situatën e krijuar, impaktin e rritjes së numrit të azilantëve për  qytetarët europiane dhe rrezikun për sigurinë e brendshme. Nëse Komisioni Europian, se rivendosja e vizave është e nevojshme, atëherë pezullimi  i lëvizjes së lirë mund të zgjasë 1 vit. Kjo do të bëhet me një akt delegimi, që mund të refuzohet nga Parlamenti Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›