Durres gjykata vendosi burg pa afat per vrasesin e nenes
Kokulur hyn ne gjykate dhe thotë se nuk mban mend asgjë. Lefter Pasha do te qëndrojë ne burg për vrasjen e nenes se tij Mereme Pashen 70 vjeçe.
“Jam i sëmurë dhe marr mjekim, nuk më kujtohet se çfarë kamë bërë, dua të largohem nga këtu për të shkuar tek fëmijët e mi në Greqi. Nuk mbaj mend asgjë, gjithçka mund të këtë ndodhur kur jemi grindur për një çështje pa rëndësi”- keto tha i arrestuari ne gjykate.
Por kjo nuk e preku gjyqtarin durrsak Tritan Hamitaj.
Ne séancen e per vleresimin e mases te drejtuar prej tij, vendosi arrest me burg per 51 vjecarin.
Prokurorja e ceshtjes Anila Jella ka shfaqur dyshime.
Nuk eshte e bindur nese autori ka qene i vetedijeshem apo jo.
Per kete ajo kerkon nje akt ekspertimi te gjendjes mendore.
Para se te kerkonte kete tregoi se si eshte kryer vrasja.
Sipas akuzes, 51 vjecari ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe fillimisht e ka kërcënuar me një sëpatë në dorë. Në debat e sipër për ti marrë lekë së ëmës, ai e ka qëlluar disa herë në kokë. Ngjarja ndodhi ne fshatin Kulle te Manxes.