Londër, ceremonia mortore e Margaret Thatcher, më 17 prill
LONDËR - Ceremonia mortore e ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher do të zhvillohet ditën e mërkurë më 17 prill në katedralen e Shën Palit në Londër, në prani të mbretëreshës, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.
"U vendos sot gjatë një takimi me familjen Thatcher dhe përfaqësues të Pallatit Buckingham që ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e mërkurë më 17 prill në Katedralen e Shën Palit", theksuan burimet zyrtare britanike, ndërsa Pallati Buckingham njoftoi praninë e Mbretëreshës Elizabet dhe të bashkëshortit të saj, Duka i Edinburgut, në këtë ceremoni.
Ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, e konsideruar ''zonja e hekurt'', vdiq në Londër në moshën 87-vjeçare nga një ictus.
(er.nu/BalkanWeb)