E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi me pronat, kërkohet bashkëpunimi i banorëve

Çeshtja e zaptimit te tokave eshte rikthyer edhe njehere ne qender te vemendjes ne nje takim mes perfaqesuesve te komunes se Bushatit dhe Policise se Shtetit.
 

Ne nje takim me banore dhe kryepleq te fshatrave, ka qene kryetari i komunes Bushat, Zef Hila, ai i cili para banoreve, ka garantuar mbeshtetjen e Komunes, per zgjidhjen e te gjitha problemeve te pronave.
 

Ai ka kerkuar edhe bashkepunimin e vete banoreve, te cilet duhet te denoncojne rastet e abuzimit me pronat.Nga ana tjeter edhe perfaqesues te Policise se Shtetit, kane garantuar mbeshtetjen ndaj banoreve per zgjidhjen e te gjitha problemeve, te cilat hasen ne zgjidhjen e konflikteve per pronen.
 

Ceshtja e pronave vijon te mbetet nje nga ceshtjet e cila ende ska marre zgjidhje ne 20 vite pluralizem ne vend, ku mbivendosja e pronave vijon te ngelet nje plage e hapur e shoqerise shqiptare.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›