E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi, nafta ulet me vetem 5 leke

Tregtaret e karburanteve kane ulur dje me vetem 5 leke nje liter nafte eurodiesel. Pas vemendjes se medias gjate ketyre diteve, lidhur me abuzimet ne tregun e karburanteve dje ne Tirane nje liter nafte u shit me 130 leke, pra 5 leke me pak se nje dite me pare. Prej gati 3 muajsh, tregtaret e karburanteve po ndjekin nje skeme te percaktuar qarte per vendosjen e cmimeve ne treg. Sipas nje grafiku kohor ata levizin cmimet e shitjes se karburanteve me vetem 5 leke per liter, pavaresisht se ulja e cmimit ne bursa eshte shume here me larte. Keshtu, cdo tre jave tregtaret e kryeqytetit ulin me vetem 5 leke cmimin e shitjes se nje litri nafte, pavaresisht cmimeve ne bursa duke shtuar ne menyre abuzive fitimet nga ky biznes. Nderkohe qe cmimi i arit te zi ne burse eshte rikthyer ne nivelet e pranveres se vitit 2005, rreth 50 dollare per fuci. Ne te njejten periudhe, pra 3 vjet me pare kur cmimi ne tregjet nderkombetare, ishte i njejte me ate te diteve te sotme, ne Shqiperi, nje liter nafte tregtohej vetem me 95 leke, referuar te dhenave te Institutit te Statistikave. Pikerisht abuzimet me cmimet e karburanteve ne tregun shqiptare kane detyruar Autoritetin e Konkurrences qe te ndermarre nje hetim te gjere per situaten e krijuar. Por duke pasur parasysh keqfunksionimin e ketij tregu, ne hetim do te jene te gjitha strukturat shteterore e funksionimit te ketij tregu. Duke folur per Televizionin Klan, ne lidhje vleren e tregtimit te karburanteve, qe rezulton dukshem me e larte se c'duhet te ishte ne realitet, kryetarja e Autoritetit te Konkurrences, zonja Lindita Milo thote se perfundimet e ketij hetimi te nisur qe prej pranveres se ketij viti, do te shpallen brenda pak javesh. Parregullsite e konstatuara nga autoriteti i konkurrences do te shoqerohen me gjoba, te cilat parashikojne 2 deri ne 10 per qind te xhiros vjetore te kompanive. Ne rregullimin e funksionimit te ketij tregu, eshte perfshire edhe Drejtoria e Metrologjise, perfaqesuesit e se ciles flasin per nje menyre tjeter abuzimi, ate te vellimit. Tregu shqiptar i karburanteve perllogaritet ne disa qindra milione euro ne vit. Nje pjese e mire e ketyre fitimeve rezultojne abuzive, pasi cmimet nuk reflektojne aspak uljen drastike qe vijon te njohe ari i zi, ne bursat nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›