Vdekja e 26-vjecares, nen hetim mjeku
Kruje- Prokuroria e Krujes mori dje nen hetim mjekun e fshatit Tapize, per fshehje te se vertetes mbi vdekjen e 26 vjecares Fiknete Doci. Policia arrestoi pas ngjarjes se gushtit te vitit 2007 bashkeshortin e te ndjeres, Sefedin Doci, 35 vjec, i akuzuar per vrasjen e Fiknetes dhe me pas deklarimit te ngjarjes si nje vetevrasje. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare nga institucioni i akuzes. Prokurorja e ceshtjes, Sonila Domi, urdheroi marrjen nen hetim te Laim Bushit, i cili pas vdekjes se 26 vjecares i deklaroi komisariatit se behej fjale per nje vetehelmim. Por familjaret e te ndjeres kerkuan riekspertim, gjate te cilit rezultoi se Fiknetja ishte keqtrajtuar per vdekje nga bashkeshorti. Nen arrest u vu 35 vjecari Doci, kurse nen hetim vellai i tij dhe diten e djeshme mjeku i fshatit Tapize. Laim Bushi akuzohet per vepren penale te "veprimeve qe pengojne zbulimin e te vertetes". Dosja gjendet ne gjykate dhe pritet te nise procesi ndaj mjekut.
A.B.
A.B.