E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Pergjithshme, ja shkeljet e ministrit Basha

Tirane- Prokuroria e Pergjithshme ka nxjerre disa shkelje per ish ministrin e Transportit aktualisht Ministri i Jashtem, Lulzim Basha. Shkeljet sipas akuzes jane plot 58 pika, ku gjenden provat e shkeljeve per ndertimin e ketij segmenti rrugor. Sipas akuzes procedura e ndjekur per perzgjedhjen e firmes fituese per ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash dhe lidhja e kontrates me kete firme per zbatimin e punimeve, eshte kryer me shkelje te shumta ligjore, duke favorizuar subjektin sipermarres. Burimet kane shtuar se eshte lidhur kontrata me shoqerine Bechtel-Enka, pa pasur projekt dhe volume pune.

Ish zevendes ministri i Transporteve, Lulzim Basha ka qene i perfshire drejtperdrejt ne pregatitjen dhe diskutimin e kushteve te kontrates. Prokuroria shpjegon, nuk ka pasur nje projekt perfundimtar te detajuar per zbatim dhe ne kushtet e mungeses se oponences teknike per projektin qe do zbatohet, ndersa kontrata ishte lidhur pa pasur nje fond limit per ndertimin e ketij segmenti rrugor. Sipas burimeve te prokurorise, nga keto shkelje mesohet se shtetit i eshte shkaktuar nje dem ekonomik rreth 385 milione euro, vetem per dy segmente rrugore. Ndersa akuza ka bere me dije disa nga shkeljet, avokati mbrojtes i te pandehurit Lulezim Basha, Zef Nikaj ka deklaruar se prokuroria nuk ia ka bere te ditura shkeljet. Sipas tij ai i ka kerkuar organit qendror te akuzes,cilat jane shkeljet e kryera nga klienti i tij, por keto nuk i jane bere te ditura deri me sot.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›