Me droge ne makine, dy ne pranga
Gjirokaster- Agjentet e Antidroges arrestojne dy te rinj me droge ne makine. Burime zyrtare te policise vendore bene te ditur se aksioni eshte kryer dje ne aksin Gjirokaster-Tepelene, ku u sekuestruan edhe 43 gr marihuane. Ne pranga kane rene 20 vjecari Henerik Beqiri, banues ne Kelcyre dhe Sejdo Beqiri, 25 vjec, banues ne Memaliaj. Nje postbllok policie ka ndjekur dy te dyshuarit duke kerkuar qe te ulnin shpejtesine dhe te ndalonin per verifikim dokumentesh. Por aty kane dale agjentet e Antidroges, qe ne mjetin tip "Volswagen", me targa PR1833B, i cili drejtohej nga Beqiri, gjeten edhe lenden narkotike ne vendin e quajtur Virua. "Gjate ketij kontrolli policia gjeti brenda ne kofanon e makines ne afersi te motorit, nje sasi lende e dyshuar si marihuane, mbeshtjelle me gazete", tha zedhenesi Gentian Mullai. Po keshtu u sekuestruan edhe 2 zarfe me leter duhani, te cilat sherbenin per te perdorur drogen.
B. K.
B. K.