Berisha, kandidatura kryesore e PD-së për president
Share
Brenda PD-së janë duke u shtuar gjithmonë e më shumë zërat për kandidimin e Berishës si presidenti i ardhshëm. Këtë radhë është deputetja Lelja Përnaska që e thotë këtë gjë.
Madje, në një intervistë për Panorama, ajo ka thënë se Sali Berisha është kandidatura kryesore e PD-së për presidentin e ardhshëm.
“Në mënyrë absolute kandidatura kryesore e Partisë Demokratike është ajo e profesor Berishës. Unë e shikoj si një kandidaturë shumë të fortë dhe nëse do të ishte kandidatura jonë, e shoh në mënyrë të padiskutueshme si fituesin e natyrshëm të kësaj gare”- pohon ajo.
Ajo që nuk dihet është nëse këto zëra kanë diçka të vërtetë, apo janë thjesht sa për të tërhequr vëmëndjen apo për të testuar opinionin.