E Hënë, 2 Nëntor 2026

Abuzuan me detyrë, GJKKO heq arrestin shtëpiak për kryetarin dhe nënkryetarin e Bashkisë Tropojë

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për lirimin nga arresti shtëpiak dhe ka caktuar detyrim paraqitje për kryetarin dhe nënkryetarin e Bashkisë Tropojë, përkatësisht Rexhe Byberi dhe Abedin Kërnaja.

Këta të fundit u akuzuan nga SPAK se kishin shpërdoruar detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik mbi 227 milionë lekë në lidhje me ndërtimin e dy rrugëve.

“GJKKO vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Rexhë BYBERI, me objekt

“Kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit”; caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Rexhë BYBERI, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Humbjen e fuqisë së masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Abedin KERRNAJA, caktuar me vendimin Nr.112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin Nr.116, datë 12.09.2024, të po kësaj gjykate”, thuhet në vendim.

Prej 11 muajsh, Byberi dhe Kërnaja ndodheshin nën masën e sigurimit të “arrestit shtëpiak”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›