E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina: Slejojmë njeri të tallet me ne, Juncker: Vendimi më 20 shkurt

Greqi- Kreu i Eurozonës, Jean Claude Juncker ka deklaruar se vendimet për fatin e Greqisë do të merren në samitin e ardhshëm që pritet të mbahet më 20 shkurt, teksa ka vlerësuar hapat pozitive që ka ndërmarrë Athina zyrtare në përpjekje për të shpëtuar nga kriza.

Sipas Juncker Greqia, me miratimin e masave shtesë të vendosura nga Brukseli, është pranë marrjes së ndihmës financiare prej 130 miliardë eurosh.

Ndërkaq ditën e sotme presidenti grek Papulias ka hequr dorë nga rroga e tij, që sipas tij ajo mund të përdoret nga shteti grek. Ndërkohë që Athina zyrate u është përgjigjur skeptikëve europianë se nuk do të lejojë askënd të fyejë Greqinë.

Nuk lejoj asnjë që të përqeshë vendin tim. Kush është z. Schauble? Kush janë hollandezët dhe finlandezët- tha presidenti Papulias.

Disa vende të Eurozonës nuk e duan më Greqinë në bllokun e tyrekëto shtete po luajnë me zjarrin- ka shtuar Venizellos, ministri grek i Financave. Por krerët e eurozonës, përfshirë edhe ato gjerman, kanë deklaruar se nuk dëshirojnë aspak një dalje të Greqisë nga eurozona.

Sipas raportimeve të huaja mësohet se kredia e re mund të jepet më dy keste, njëri para zgjedhjeve parlamentare dhe tjetri pas zgjedhjeve, për arsye se Greqia ka nevojë ugjente të shlyhet një bono thesari me vlerë prej 14.5 miliardë eurosh.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Faliment apo shpëtim për Greqinë, BE: Athina po tejkalon afatet kohore Greqi- Dita e sotme duket se do të jetë vendimtare...
  2. Athina zgjohet në dhunë Athinë- Sërish mëngjesin e sotëm Athina gjëndet e rrethuar nga...
  3. Pakicat greke në CENSUS- Athina zyrtare, dyshime mbi rezultatët Greqi- Madhësia e grupëve të pakica kombëtare dhe zonat ku...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›