E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti i Durrësit- Hashah në gomat e makinës, në pranga dy persona

Durrës- Një sasi prej 36 kg drogë është sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit ndërsa kanë përfunduar në pranga dy poseduesit e saj.

Mësohet se droga e llojit hashash ishte fshehur në gomat e automjetit tip Honda me targa AA 108 AY dhe kishte si destinacion Italinë.

Gjatë kontrollit rutinë, në pikën doganore të portit, policia evidentoi sasinë e lëndës narkotike arrestoi 20 vjeçarin nga Fieri Fisnik Hyseni dhe 22 vjeçarin nga Lezha Julian Përduka.

Ndërkaq vetëm brenda këtyre dy muajve janë sekuestruar rreth 900 kg drogë që kishte si destinacion shtetin fqinjë Italinë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Porti i Durrësit- Sekuestrohen 227 kg marijuanë, pranga shoferit Durrës- Një 38-vjeçar është arrestuar në orët e para të...
  2. Korçë- Sekuestrohen 37 kg drogë, arrestohen 3 persona Korçë- Policia e Korçës ka arrestuar tre persona dhe një...
  3. Porti i Vlorës, arrestohet me 25 kg drogë një 30 vjeçar Vlorë- 25 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis, është sekuesruar...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›