Acarohen marredheniet mes BE-se dhe Hungarise

Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha se Komisioni ka vendosur te nise procedurat ligjore kunder Hungarise per shkak se ajo refuzoi te beje ndryshime ne ligjet e saj te reja per banken qendrore gjyqesorin dhe autoritetin per mbrojtjen e te dhenave.
Zoti Barroso e njoftoi vendimin ne Strasburg pas nje takimi me komisioneret e BE-se.
Ai tha se Komisioni Evropian kishte shpresuar qe autoritetet hungareze te benin ndryshime per te respektuar ligjin evropian por kjo nuk ndodhi.
Nje zyrtar i BE-se tha se Hungarise do ti jeper nje muaj afat per te ndryshuar ligjet perndryshe ceshtja do ti kalohet Gjykates Evropiane te Drejtesise.
Nderkohe ambasadori i Hungarise ne Bashkimin Evropian Peter Gyorkos deklaroi me pare se edhe Hungaria po shqyrtonte dergimin e ceshtjes ne Gjykate. Ai tha se mosmarreveshje lindin edhe mes partnereve me korrekte dhe me te paanshem. Do te kete raste tha ambasadori Hungarez kur ne do ti themi Komisionit Evropian Na vjen keq por nuk jemi dakord.