Debati i Republikaneve Kandidatet sulmojne Mit Romnin

Te pese kandidatet e mbetur qe kerkojne emerimin e partise republikane per president zhvilluan mbreme nje debat ne shtetin e Karolines se Jugut vetem disa dite para se votuesit te marrin pjese ne zgjedhjet e ardhshme paraprake ne kete shtet. Edhe pse debati preku nje game te gjere ceshtjesh perfshire ekonomine amerikane papunesine dhe politiken e jashtme disa prej kandidateve e shfyrtezuan debatin per te sulmuar kandidatin i cili eshte ne krye te anketave ish-guvernatorin e Masacusetsit Mitt Romney.
Kandidatet republikane Newt Gingrich dhe Rick Perry sulmuan biznesin e zotit Romney dhe i bene thirrje votuesve ti hedhin nje veshtrim nga afer firmes se tij Bain Capital nje kompani investimesh qe blen kompani tjera me synimin per ti bere ato me konkurruese ne treg.
Duke folur gjate debatit i cili u organizua nga rrjeti televiziv Fox News zoti Gingrich argumentoi se ne disa raste kompanite e blera nga firma Bain Capital jane perfshire nga borxhe te medha ose kane falimentuar.
Mendoj se ngritja e pyetjeve eshte element i rendesishem i fushates per te pare nese kundershtari juaj mund tu pergjigjet atyre ne menyre efektive para se te shkoje ne zgjedhjet e pergjithshme ku ju e dini se keto pyetje do te shtrohen.
Vetem disa ore para fillimit te debatit kandidati republikan dhe ish-guvernatori i shtetit Utah Jon Huntsman u largua nga gara duke e zvogeluar numrin e kandidateve nga 6 ne 5. Dhe pavaresisht se ne te kaluaren ai e ka sulmuar Mit Romnin zoti Huntsman vendosi ta mbeshtese ate.
Te kater kandidatet e tjere te mbetur ne gare Rick Santorum Ron Paul Rick Perry dhe Newt Gingrich po perpiqen ta ngadalesojne suksesin e zotit Romney para votimit te se shtunes ne Karolinen e Jugut. Analiste politike dhe madje edhe vete zoti Gingrich kane thene se nese Romney fiton zgjedhjet e kesaj jave ai ka gjasa te behet kandidati i partise per president.
Rick Perry i beri presion zotit Romney te publikoje te dhenat mbi taksat dhe te ardhurat e tij duke vene ne dukje se ai e ka bere tashme kete dhe se ai beson se Newt Gingrich do te beje te njejten gje pas kesaj jave.
Ne kerkojme qe ju ti publikoni te dhenat per te ardhurat dhe taksat tuaja ne menyre qe njerezit e ketij vendi mund te shohin se si i fitoni parate tuaja.
Romney iu pergjigj kerkeses se zotit Perry duke thene se ai nuk eshte kunder publikimit te te dhenave mbi taksat dhe te ardhurat e tij.
Ajo qe zakonisht ka ndodhur ne te kaluaren eshte se njerezit i kane bere publike te dhenat per taksat dhe te ardhurat ne muajin prill edhe une do ta beje te njejten gje.
Anketat e fundit ne Karolinen e Jugut tregojne se zoti Romney ka nje epersi te forte. Nje sondazh i opinionit publik i organizuar te henen nga rrjeti televiziv CNN dhe ORC International tregon se kandidatet republikane per president Mitt Romney dhe Ron Paul kane pothuaj te njejten perkrahje me presidentin Barak Obama ne qofte se zgjedhjet e nentorit do te zhvilloheshin sot.
Sipas anketes 48 per qind thone se do te votonin per zotin Romney dhe 47 per qind thone se do te mbeshtesnin rizgjedhjen e presidentit Obama. Ne anketen e cila krahasonte kandidatin Ron Paul me presidentin Obama 48 per qind thane se do te mbeshtesin presidentin dhe 46 per qind thane se do te mbeshtesin ligjvenesin Ron Paul.