Intensifikohen kerkimet ne brigjet e Italise
Nje regjistrim i komunikimeve mes Rojes Bregdetare Italiane dhe kapitenit te anijes se demtuar tregon se kapiteni nuk u ishte bindur urdhrave per tu kthyer ne anije. Gazeta Corriere della Sera e botoi sot tekstin e dialogut dramatik. Ne regjistrim kapiteni Schettino i cili ne ate kohe ishte ne nje varke shpetimi thote ne nje moment se do te kthehet ne bord. Por duket se ai perpiqet ta vonoje kthimin duke thene se varka ka ngecur. Kapiteni eshte ndaluar aktualisht nga forcat e rendit.
Nderkaq ekipet e shpetimit intensifikuan kerkimet per 29 persona qe rezultojne te zhdukur nga permbysja e anijes qe ra ne cektine prane ishullit italian Giglio Xhilio. Nderkohe po shtohen shqetesimet per nje krize te mundshme mjedisore nga nafta qe mund te filloje te rrjedhe nga anija e permbysur.
Ekspertet thone se mund te duhen dy deri ne kater jave per te hequr karburantin nga anija e pembysur per te mos lejuar derdhjen e saj prane ishullit Giglio pjese e nje rezervati delfinesh breshkash dhe balenash.
Ne anijen Costa Concordia e cila ra ne cektine te premten ka me qindra tonelata nafte.
Organizatat e mjedisit thone se fjala eshte per nje gare me kohen per te mos lejuar rrjedhjen e karburantit. Ata paralajmerojne se edhe nje derdhje e vogel mund te kete efekte katastrofike.
Gaetano Benedetto zedhenes i Fondacionit WWF
Ne qofte se karburantit fillon te rrjedhe ne kemi mesuar nga pervoja se edhe pak nafte e rrjedhur eshte jashtezakonisht veshtire te kontrollohet tha zedhenesi i Fondacionit World Wildlife per Italine Gaetano Benedetto.
Polombaret italiane hapen vrima ne trupin e anijes per te hyre brenda ne kerkim te personave qe mund te kene mbijetuar.
Nje zyrtar tha se kishte ende nje fare shprese se ne disa pjese te anijes ku ende nuk jane bere kerkime mund te kene mbetur njerez te gjalle.
Te dielen u shpetua nje anetar i ekuipazhit i cili u gjet me kembe te thyer.
Firma Smit nga Rotterdami i Hollandes qe po merret me heqjen e karburantit tha sot se operacionet e kerkim-shpetimit ishin perparesia kryesore dhe se para se te filloje punen duhet bere nje vezhgim i hollesishem i anijes 290 metra te gjate.
Megjithate zyrtaret thone se dy operacionet mund te behen njekohesisht dhe operacioni per heqjen e naftes mund te filloje qe neser ne qofte se miratohet nga zyrtaret italiane.
Deri tani nuk ka patur njoftime per rrjedhje karburanti por deti i trazuar beri qe dje anija te levizte paksa nga pozicioni i meparshem duke shtuar shqetesimet per nje rrjedhje te mundshme te naftes ne det.