E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokhorov Do te luftoj per klasen e mesme ruse

Mbeten me pak se dy muaj deri ne zgjedhjet presidenciale te 4 marsit ne Rusi. Opinioni i pergjithshem si brenda dhe jashte vendit eshte se kryeministri Vladimir Putin do te arrije te siguroje nje mandat tjeter presidencial. Por gara zgjedhore ka gjeneruar interes me te madh qe me futjen ne konkurim te manjati te fuqishem Mikhail Prokhorov. Miliarderi rus dha intervisten e pare per median perendimore ku parashtron objektivat e tij nese behet presidenti i ardhshem i Rusise

Mikhail Prokhorov i cili ka marre emer ne Rusi me teper per lidhjet e shumta romantike dhe jeten e qejfit se sa per ambicjet politike shprehet tani plotesisht i gatshem per nje fushate te ashper per ate qe e cileson si e ardhmja e Rusise.

Mund te tingelloje disi bajate por une e dua vendin tim. Shoh ketu plot probleme te cilave ia di pergjigjen. Po citoj Linkolnin i cili thoshte qeveria duhet te jete e popullit nga populli dhe per popullin. Ne kemi nje qeveri ne kurriz te popullit dhe ka ardhur koha per ndryshim.

46-vjecari Prokhorov renditet ne listen e revistes Forbes si personi i trete me i pasur ne Rusi me 18 miliarde dollare zoterime ku perfshihen industri metalurgjike biznese bankare si dhe ekipi amerikan i basketbollit New Jersey Nets. Ai e prezanton veten si njeri liberal reformator dhe largpames i cili shprehet se pushtetaret perfaqesojne pikepamje konsevatore dhe jane te gatshem te luftojne me cdo cmim per te ruajtur status quone.

Po behet nje diskutim i madh ne Rusi per zgjedhjet e lira. Mendimi im eshte te shperndahet Duma aktuale dhe te zhvillohen zgjedhje te lira dhe te drejta. Duhet te ndryshojme ligjet elektorale dhe te hartojme procedura me efikase per te zhvilluar referendume kombetare.

Manjati rus e prezanton veten si nje kandidat qe perfaqeson klasen e mesme ruse te cilet jane ngritur ne protesta kunder regjimit te Putinit. Analiste dhe perfaqesues te opozites kane ngritur dyshime se Prokhorovi eshte futur ne gare nga vete Vladimir Putin per te krijuar konfuzion tek klasa e mesme dhe per te amortizuar revoltat e opozites. Por Mikhail Prokhorov hedh poshte akuzat se eshte vegel ne duart e Kremlinit qe ka hyre ne loje thjesht per te ndare voten e opozites dhe per te perligjur nje fitore tjeter te Putinit per nje mandat 6 vjecar si president. Ai shprehet i vendosur per te fituar garen presidenciale dhe pervec ambicjeve politike ai vazhdon te kete plane te medha edhe per ekipin e tij te basketbollit. Prokhorov thote se sapo te fitoje zgjedhjet do ta transferoje Ligen Kombetare Amerikane te Basketbollit ne Rusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›