E Shtunë, 31 Tetor 2026

Acarohen raportet mes dy Koreve

Korea Veriore tha sot se do të ndërpresë të gjitha lidhjet dhe komunikimin me Korenë Jugore, si ndëshkim për fajin që Seuli ia hedh Penianit për fundosjen e anijes jugkoreane.

Agjensia zyrtare e lajmeve tha se Veriu gjithashtu do t'i dëbojë të gjithë koreanojugorët që punojnë në një park industrial në qytetin kufitar Kaesong.

Më herët, Korea Jugore e rifilloi transmetimin e propagandës në Korenë Veriore, pas acarimit të marrëdhënieve për shkak të fundosjes së luftanijes jugkoreane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›