E Diel, 1 Nëntor 2026

Himarë, shpërthim eksplozivi pranë shtëpisë së Bollanos

HIMARE- Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mesnatën e kaluar në një urë në qytetin e Himarës e cila ndodhet shumë pranë banesës së kreut të bashkisë së këtij qyteti, Vasil Bollano. Ngjarja konfirmohet tashmë nga policia por mohohet pista që vendosja e lëndës eksplozive të ketë patur synim banesën e kreut të Bashkisë së Himarës.
Këtë fakt e ka mohuar në një lidhje telefonike për News24 edhe vetë zoti Bollano. Policia konfirmon gjithashtu se lënda eksplozive e llojit tritol është vendosur nga persona të cilët janë në konflikt me njëri tjetrin për ceshtje prone.
Mësohet madje se një tjetër shpërthim në të njëjtin vend është provokuar dhe pak kohë më parë, ku autorë janë të njëjtët persona.
Për rastin e fundit janë shoqëruar disa persona në polici ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla në urën mbi të cilën është vendosur lënda eksplozive.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›