Kamerun: Irani synon të krijojë armë bërthamore
Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kamerun, tha se Perëndimi duhet ta rrisë trysninë ndaj Iranit për shkak se, siç tha, "të gjitha provat çojnë në të njëjtin drejtim, se Irani synon të zhvillojë armë bërthamore".
Komentet e tij i bënë jehonë deklaratës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, e cila i bëri thirrje Iranit që të jetë transparent për marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Brazili dhe Turqia që të shmangë sanksionet e reja.
Teherani këmbëngul se programi bërthamor i tij është paqësor, por vendet e Perëndimit theksojnë se Irani fshehurazi po zhvillon armë bërthamore.