E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasha performancë të shkëlqyer në Oslo kualifikohet në finale

OSLO- Ndez skenën e Oslos, me këngën “Nuk mundem pa ty” këngëtarja shqiptare Juliana Pasha. Kjo këngë potente e ka cuar Pashën drejt finales së madhe të Eurovisionit, në 29 maj. Me një performancë të shkëlqyer, këngëtarja jonë ka rrëmbyer edhe duartrokitjet e shumë spektatorëve.

Pasha ka kënduar e 12-ta në gjysmëfinalen e parë të festivalit Europian të këngës, mes shumë këngëtarëve të tjerë europianë, të cilët garuan për një vend në finalen e 29 majit. “Nuk mundem pa ty” është një kompozim i Ardit Gjebresë dhe Pirro Cakos dhe është kënga fituese e festivalit Kombëtar të Radio Televizionit. Juliana Pasha e con në 7 numrin e pjesëmarrjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion të rëndësishëm të muzikës europaine. Për herë të parë Shqipëria u përfaqësua nga Anjeza Shahini, e cila u rendit e 7-ta në finalen që u zhvillua në Stamboll.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›