E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Mirënjohje për të gjithë mësuesit

Mësues të shkollave të Tiranës por edhe të qyteteve të ndryshme kanë marrë urimin e festës edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në një aktivitet festiv të organizuar nga vetë ajo në ambjentet e Kuvendit në prag të 7 marsit. Në fjalën e saj Topalli ka shprehur mirënjohje për të gjithë mësuesit duke i quajtur ata frymëzues të njerëzimit.
Ndërkohë Topalli është shprehur e kënaqur nga iniciativat dhe reformat që qeveria shqiptare ka marë në mbështetje të arsimit.
Kryetarja e Kuvendit përcolli një urim të veçantë për mësuesit e saj, disa prej të cilëve kishin ardhur nga Shkodra në këtë takim, shenjë e mirënjohjes, respektit për të gjithë mësuesit. Në aktivitetin e organizuar kanë qënë të pranishëm mësues të rinj dhe të vjetër si dhe deputetë me profesion mësuesi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›