E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakiut dhe Bledit nuk i puqen karakteret

05/03/10 13:14

Kika dhe Bledi janë afruar sërish për të folur me njëri-tjetrin. Kika i thotë Bledit që nuk pëlqen tek ai faktin që ai thotë një fjalë dhe ikën, nuk dëgjon mendimet e të tjerëve. Bledi kërkon nga Kika ti japë një shembull dhe ai i thotë që një ditë Bledi ka ardhur dhe ia ka numëruar Bertinës dhe atij të gjitha gjërat që ai mendon për ta dhe ka ikur menjëher, pa pritur reagimin e të tyre. Bledi shprehet që nuk e mban mend si episod, dhe thotë për Kikën që ai mund të jetë njeri shumë i mirë, por natyra e karakterit dhe e shoqërisë nuk piqet me të tijën. Ai i tregon gjithashtu që e ka nominuar dhe e ka bërë për faktin që Kika merret gjithë ditën me punë dhe Bledi nuk shikon gjë tjetër nga ai përveç punëve të shtëpisë. Kika i përgjigjet që kjo nuk i duken ndonjë gjë shumë e keqe, ndërsa Bledi shprehet që ai sapo zgjohet në mëngjes merret me punë dhe kur mbaron futet në botën e tij dhe nuk flet. Më tej Bledi thotë që Kika është shprehur për të që është enigmatik dhe ai i shpregon që me njerëzit që ka afër nuk është i tillë ndërsa me të tjerët mund të duket ashtu. Bledi shprehet që Kika nuk ka raport me asnjë njeri aty dhe Kika i thotë që kjo nuk është e vërtetë. Ky i fundit shprehet që përfundimisht ata të dy nuk kanë të njëjtin karakter dhe i tregon që ai mundohet të ketë raporte dhe lidhje të mira me njerëzit që mendon se mund të kuptohen. Bledi i thotë që me të nuk mund të ketë një raport normal kur ai e di që ka patur një mosmarrveshje me Mirin dhe pas shumë pak kohësh i shikon duke ndenjur bashkë, pa e ditur se si janë sqaruar. Kika shprehet që ai ka mënyrat e tij të të sqaruari dhe nuk është dakord që konfliktet të vazhdojnë gjatë. Bledi këmbëngul që ai nuk është në dijeni se si janë sqaruar ata dhe Kika i përgjigjet që nuk ka pse ta dijë. Ai i siguron që aty nuk po bëhet lojë e dyfishtë. Bledi shprehet që nuk do që të mbizotërojë intriga në atë lojë pasi nga Big Brother, po e kthejnë në Big intriga . Kika thotë që ai ka gjatë gjithë kohës që mundohet që ta luftojë intrigën, por ndoshta nuk po përdor mjetet e duhura. Më pas ata duket se bien dakort me njëri-tjetrin dhe lënë pas keqkuptimet dhe kalojnë në një temë tjetër se si duhet të ngrihet popullsia e një vendi kur i bëjnë padrejtësi, dhe marrin shembuj të ndyshëm të protestave popullore. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›