E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 7 marsi festohet në shkolla 2 ditë përpara

Festa e mësuesit apo e 7 marsit ashtu si jemi mësuar ta quajmë ndryshe edhe pse dy ditë përpara është festuar në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Kjo festë është festuar në shkolla të ndryshme në mënëyra nga më të ndryshmet. Në disa shkolla festa është bërë me një organizim të përbashëkët, në disa të tjera çdo klasë ka bërë një festë më vete. Sigurisht përveç mësuesve që janë objektivi i festës të cilët në këtë ditë marrin edhe në shenjë respekti dhurata nga më të ndryshmet ata që i gëzohen më shumë janë nxënësit e klasave të para. Ne me kamerën tonë kemi shkuar në "Shkollën e Kuqe" dhe në shkollën "Gjon Buzku". Në "Shkollën e Kuqe" kjo festë ka pasur edhe një organizmim edhe më të veçantë duke qenë se sivjet kjo feste përkonte edhe me 80 vjetorin e krijimit të kësaj shkolle.
Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë hapet mësenjtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Kështu që prej kësaj dite festohet në Shqipëri 7 marsi si dita e mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarje. Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›