E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet nga 2001, volumi i te ardhurave dyfishohet

Pesha e tatimeve te brendshme ne buxhetin e shtetit po behet gjithnje e me dominuese. Deri ne vitin 2001 kete rol e luanin doganat, por per shkak te liberalizimit te tregtise me jashte dhe uljes se tarifave doganore, pesha e te ardhurave buxhetore dominohet nga tatimet. Keshtu ne krahasim me vitin 2001, te ardhurat qe derdhen nga tatimet ne buxhet jane dyfishuar. Nga 22.8 miliarde leke qe jane arketuar nga tatimet ne buxhet per 7mujorin e 2001, per te njejten periudhe te 2009 jane derdhur 45.7 miliarde leke, ose dyfishi i shumes. Ekspertet e tatimeve shpjegojne se ky ndryshim ka ardhur si pasoje e reformave thelbesore, ne nivelin sasior te taksave dhe ne permiresimin cilesor te tyre. Ulja e nivelit te taksave eshte nje tjeter hap per suksesin qe i dedikohet tatimeve ne rritjen e nivelit dhe ne grumbullimin e te ardhurave. Keshtu tatimet direkte u pergjysmuan; tatimi i fitimit nga 20% u be 10%; tatimi mbi biznesin e vogel nga 3% ra ne 1.5%; tatimi mbi te ardhurat personale nga 20% kufiri i siperm, u sheshua ne 10%; norma e kontributeve per pensione per punedhenesin nga 29%, u ul ne 15 %. Po ashtu, numri i taksave nacionale nga 21, u reduktua ne 7. Paralel me keto ulje drastike, u miratua ligji "Per procedurat tatimore", bazuar ne praktikat me te mira nderkombetare, me synim reduktimin e informalitetit dhe permiresimin e marredhenieve me biznesin. Me ane te ketij ligji i jane krijuar lehtesi biznesit, duke bere unifikimin dhe zvogelimin e gjobave, shkurtuar hallkat e apelimit, mundesuar rimbursimin automatik, por edhe duke kryer pagesat elektronikisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›