Adam Michnik merr medaljen Goethe
Një prej gazetarëve dhe intelektualëve më të njohur polak është shpërblyer me medaljen Goethe në njohje të kontributit të tij të jashtëzakonshëm ndaj dialogut ndërmjet Europës Lindore dhe asaj Perëndimore.
Adam Michnik, dikur aktivist i lëvizjes për solidaritet dhe tani botues i Gazeta Wyborcza, gazeta më e madhe e Polonisë, e ka marrë shpërblimin për angazhimin e tij ndaj gjuhës gjermane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare kulturore.
Dy fituesit tjerë të këtij viti janë romancieri britanik David Cornwell, i njohur më mirë me emrin John le Carré, si dhe regjisorja franceze e filmit dhe e teatrit Ariane Mnouchkine.
Michnik, ish disident që i kaloi gjashtë vjet në burg për agjitim kundër regjimit komunist, është bërë një prej figurave më me ndikim në Poloninë moderne demokratike.
Njëherë ai ishte përshkruar nga Vaclav Havel, presidenti i parë i Republikës Çeke, si ‘ndërgjegjja intelektuale e kombit polak’.
Duke folur javën e kaluar në bregun Amnesty në festivalin e librit në Edinburg – i sponsoruar nga The Guardian - Michnik solli ndër mend kohën e tij në burg dhe tha se ende nuk mund të besonte se është njeri i lirë.
“Shpesh zgjohem në mëngjes dhe kam frikë t’i hapi sytë sepse shqetësohem se mos del që 20 vitet e fundit ishin vetëm një ëndërr. Del që Brezhnev është ende gjallë dhe se ata do të vinë dhe të trokasin në derën time dhe unë do të hamendësohem nëse do të më arrestojnë në gjuhën polake apo në atë ruse”, tha ai.
Në ceremoninë e dhënies së çmimeve në Weimar të dielën, Klaus-Dieter Lehmann, president i institutit Goethe, tha se Michnik ‘ka luajtur në rol kyç në garantimin se polakët dhe gjermanët edhe njëherë kanë një tregim të përbashkët pozitiv për ta treguar’.
Michnik, tha Lehman, është ‘një rebel polak i pakorruptuar dhe i patolerueshëm, i cili asnjëherë nuk është lodhur duke folur në sferën publike europiane’.