David Hare fiton çmimin Pen/Pinter
Dramaturgu anglez Sir David Hare është shpërblyer me çmimin Pen/Pinter për këtë vit.
Çmimi, i themeluar nga Pen asociacioni i shkrimtarëve në kujtim të dramaturgut anglez
Harold Pinter, i jepet një shkrimtari britanik, i cili lë gjurmë në dramaturgjinë botërore.
E veja e shkrimtarit të ndjerë Harold Pinter, Lady Antonia Fraser, tha se Sir David është një ‘fitues i merituar’.
Ai do të prezantohet me çmimin e tij më 10 tetor në Bibliotekën Britanike.
Lady Antonia tha: “Në shtegun e karrierës së tij të gjatë dhe të shquar, David Hare kurrë nuk ka dështuar të flasë pa frikë mbi subjektin e politikës në një sens më të gjerë.
“Ky guxim, i kombinuar me talentin e tij të pasur kreativ, e bënë atë fitues të merituar të çmimit Pen/Pinter”.
I njohur për portretizimin e tij guximtar të Britanisë bashkëkohore, veprat e rëndësishme të Sir David-it përshijnë ‘Plenty’, një portretizim i zhgënjimit në Britaninë e pasluftës dhe
‘The Absence of War’, një dramë që flet për partinë laburiste.
Ai është nominuar për çmimin Oscar për filmin ‘The Hours’, në vitin 2003 dhe për dramën ‘The Reader’ në vitin 2008.