E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ade, Drogba dhe Eto jane drejt largimit

Pasi eshte zhbllokuar merkatoja me transferimin e Ronaldinjos te Milani, te medhenjte e tjere te Evropes e kane radhen per te ndryshuar ambient. Ne linje direkt per "Calciomercato" te drejtuar nga Paolo Barxhixha, Bronzeti ka treguar nje xhiro te rendesishme sulmuesish: "Begiristain eshte ne Londer per te mbyllur hesapet me Arsenalin dhe per te blere Adebajorin per 30 milione euro. Po kaq para ka ndermend t'u paguaje katalanasve dhe Celsi per Etone, ndersa nga blute do te largohet Drogba, qe do te shkonte te Reali i Madridit". Qe fati i sulmuesve te medhenj ishte i lidhur ne nje fill te dyfishte, kjo dihej prej kohesh. Por, duke qene se u mbyll tratativa e Ronaldinjos, rrota filloi te levize dhe askush nuk e kishte menduar kaq shpejt. Nderkohe, blicet e merkatos kane nisur dhe kete e ka treguar Enzo Bronzeti, njeriu qe ka punuar per te sjelle Gaucon ne Milano. Barcelona, sic ka shpjeguar konsulenti i merkatos per Spanjen, eshte ne Londer, ku do te kerkoje te mbylle tratativen me Arsenalin per Adebajorin. Cmimi, i fiksuar prej kohesh, eshte prej tridhjete milionesh. Nje operacion qe lindi pas shitjes se Ronaldonjos dhe nga oferta prej 30 milionesh e Celsit per Samuel Etone. Keshtu: Adebajor shkon te Barcelona dhe Eto te Celsi. Po Drogba? Per lojtarin nga Bregu i Fildishte eshte hedhur ne sulm Reali i Madridit, i cili pasi morine "jo"-ne e Kristiano Ronaldos, nuk e ka aspak problem te shpenzoje 30 milione euro, sidomos pasi shpetoi 100 te tjera nga refuzimi i portugezit. Tani eshte gjithcka gati per ajken e merkatos. Edhe pse, per te thene te verteten, nga shkalla ka rene Arsenali, te cilit do t'i duhet nje element per te zevendesuar Adebajorin. Cili do te jete fatlumi?


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›