E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adebajor: Totehami në luftë për top-4 ekipet

Emanuel Adebajor thotë se Totenhami mund të përfundojë në katër skuadrat më të mira të Premierligës këtë sezon. Sulmuesi nga Togo mendon se Spursat kanë kapacitet ta arrijnë këtë synim. Hotspur e mbyllën sezonin 2009-10 duke e siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, pasi kishin mbetur jashtë Europës për gjysmë shekulli. Mirëpo, sezonin që shkoi, ekipi i Herri Redknap nuk arriti të futet në ‘katërshen e madhe’, duke u kënaqur me pjesëmarrje në Europa League. Adebajor, i huazuar këtë verë nga Mançester Siti, thotë se Spursat shpresojnë që ta japin më të mirën nga vetja për të arritur suksese në Europë dhe për të përfunduar në katër ekipet më të mira në këtë sezon. “Nuk po them se po luajmë për ta fituar ligën, por do të luajmë për një vend në katërshe. As ky objektiv nuk është i lehtë, por e kemi skuadrën e kompletuar dhe kemi kapacitet për ta bërë një gjë të tillë”, tha ish-futbollisti i Arsenalit për tabloidin britanik ‘The Sun’. Adebajor ishte huazuar te Real Madridi në gjashtë muajt e fundit, ndërsa u huazua te Totenham këtë verë, pasi menaxheri Roberto Mançini nuk mbështetet në shërbimet e sulmuesit togolez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›