Adebajor pritet me entuziazem nga tifozet
Mancester Siti ka perfunduar me nenshkrimin e kontrates se Adebajorit, i cili kaloi per nje shume prej 25 milione sterlina ne klubin tjeter te Premier Liges. Adebajorin e lidh nje kontrate pese vjecare me Mancester Sitin. Te shtunen Adebajor i dha lamtumire skuadres se tij te sezonit te fundit, Arsenalit. Ish-lojtari i Monakos, i cili u bashkua me Arsenalin ne vitin 2006 ka kaluar te Siti dhe eshte pritur me entuziazem nga shume tifoze te ketij ekipi. - "Kjo me ben te lumtur dhe te vecante. Mezi pres qe te luaj me ekipin e ri dhe te tregoj veten time," - tha Adebajor per mediat pas prezantimit. Ai theksoi se kerkon te bej historine ne klubin e ri.