Adebayor nuk është në shitje

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka përjashtuar spekulimet se sulmuesi Emmanuel Adebayor do të largohet nga klubi gjatë verës.
Reprezentuesi i Togos konsiderohet objektiv i Milanit por Mancini ka theksuar se nuk planifikon të shes sulmuesin për të cilin City pagoi 25 milionë funte për ta transferuar nga Arsenali verën e kaluar.
“Klubi nuk ka marr oferta për asnjërin prej futbollistëve. Në rastin e Adebayorit, ai është futbollist i rëndësishëm që mund të shënon shumë gola për Cityn”, tha Mancini për uebfaqen zyrtare të klubit.