E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Junajtid, ofertë për Krkiç?

Talenti

Mançester Junajtid është vënë në gjurmët e Bojan Krkiç. Talenti i Barcelonës, që gjatë sezonit të fundit është lënë disi në hije nga shpërthimi i Pedro Rodriguez, po mendon seriozisht të ndryshojë skuadër. Sipas britanikes “The Independent”, Sër Aleks Ferguson është gati të bëjë një ofertë konkrete te katalanët për 19-vjeçarin. Trajneri i “Red Devils” e cilëson Krkiç si lojtarin ideal për të plotësuar repartin sulmues përkrah Uejn Runit. Ferguson është i gatshëm të shpenzojë deri në 14 milionë euro.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›