E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzeko mbetet në Wolfsburg

Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko do të qëndroj në klubin gjerman edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht interesimit nga Manchester City.

24 vjeçari, golashënuesi më i mirë i Wolfsburgut me 22 gola në 34 ndeshje në Bundesligë, në kontratën e tij kishte dëmshpërblim prej 40 milionë euro që skadoi në mesnatë të hënën. Por, asnjë klub nuk ka ofruar shumën e kërkuar për blerjen e tij.

“Kushtet nuk janë plotësuar. Jemi të lumtur që periudha e paqartësisë ka përfunduar”, tha drejtori sportiv i Wolfsburgut, Dieter Hoeness.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›