Adriano në polici për trafikun e drogës
Sulmuesi
Adriano vazhdon të ketë një jetë mjaft të trazuar në planin personal. Tashmë që është në pritje të transferimit te Roma, sulmuesi ka marrë një fletëthirrje nga Policia e Rio de Zhaneiros, për të sqaruar pozicionin e tij rreth dy fotografive të publikuara nga një gazetë braziliane. Aty Adriano pozonte me një automatik në dorë, ndërsa bënte edhe shenjën identifikuese të bandës “Comando Vermelho”. Sulmuesi duhet t’u përgjigjet akuzave për lidhje me persona që njihen si shpërndarës droge.
#