Adebayor prane kalimit tek Real Madrid-i

Janë tre provat që e bëjnë më të besueshëm lajmin. Real-i do të jetë i privuar deri në fundin e sezonit nga sulmuesi i tyre kryesor, Gonzalo Higuain, i cili u operua pas një dëmtimi të rëndë që pasoi dy javë më parë.
Prova e dytë është blerja e boshnjaku Dzeko prej klubit anglez. Ai shihet nga trajneri Mancini si një titullar i padiskutueshëm dhe kjo përkthehet me shumë më pak minuta në dispozicion për togolezin.
E treta, por jo më pak e rëndësishme, trajneri Mourinho asnjëherë nuk ka besuar plotësisht tek Karim Benzema dhe nuk është i gatshëm që të bazojë shpresat e të gjithë sezonit vetëm tek francezi.
Zënka e një jave më parë në stërvitje midis Adebayor-it dhe Toure-së është një tjetër arsye që peshon në vendimin e klubit të City-t. Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, një i dërguar i madrilenëve ndodhet në Mançester, për të mbyllur detajet e fundit të operacionit.