E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi i arte triplete ndaj Betis

Mbrëmje e madhe në Kupën e Mbretit për Leo Messi, i cili me tripletën e djeshme ndaj Real Betis duket sikur i jep përgjigje kritikave që mori nga mediat pas fitimit për herë të dytë radhazi të “Topit të Artë”.

Argjentinasi shënoi 3 nga 5 golat e Barcelonës ndaj Real Betis. Dy golat e tjerë u shënuan nga Pedro dhe Keita.

Para fillimit të ndeshjes, publiku katalanas duartrokiti gjatë Messi-n. Finalistët e tjerë të Topit të Artë, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez, qëndruan përkrah argjentinasit gjatë momentit të “standing ovation”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›