Pato Nuk jam si Leonardo Milan perjete

Autori i tetë golave në 686 minuta, për një mesatare të shkëlqyer prej 0,8 golash për ndeshje deklaroi: “Allegri e meritonte një mundësi si kjo e drejtimit të Milan-it. Ne jemi shumë të kënaqur nga ai. Është një njeri shumë i komunikueshëm dhe di t’i mbajë gjatë të gjithë kohës futbollistët të lumtur”.
Braziliani është i kënaqur edhe për rivalitetin e madh që vërehet në repartin ofensiv të kuqezinjve. “Jam shumë i kënaqur që luaj përkrah lojtarëve si Ibra, Cassano apo Robinho, pasi çdo ditë mund të mësoj gjëra të reja prej tyre”.
Në lidhje me Leonardo-n, Pato shtoi: “Të bësh trajnerin është një profesion dhe ne e respektojmë zgjedhjen e tij. Inter-i mbetet një skuadër e madhe, e cila ka fituar shumë tituj dhe jam i bindur që do të bëjë një punë të mirë, por unë personalisht nuk do ta bëjë kurrë të njëjtën zgjedhje. Dua të qëndroj tek Milan-i përjetë”.
Në fund, sulmuesi preku edhe çështje të tjera të aktualitetit, si largimi i Ronaldinho-s, shanset për fitimin e kampionatit apo Champions League. “Ronaldinho? Do të më mungojë personaliteti dhe entuziasmi i tij. Shpresoj të ritakohemi në kombëtaren braziliane.
Unë kam luajtur gjithmonë përkrah kampionëve të mëdhenj tek Milan-i, prandaj mendoj se mund të kishim fituar më shumë në këto vite. Tani është momenti ynë dhe titujt janë e vetmja gjë për të cilën mendoj. Champions? Do të më pëlqente të luaja në Botërorin e klubeve, por ndeshja e radhës është ajo me Lecce-n”, përfundoi Pato.