Ducati-Rossi dyshja qe funksionon

”Ajo që më ka befasuar më shumë është aftësia e Valentino-s për të krijuar një klimë elektrizuese në skuadër”, u shpreh Filippo Preziosi. “Gatishmëria e tij të bën përshtypje, është një profesionist i vërtetë”.
Motori i ri do të përshtatet në bazë të nevojave të pilotit më të mirë të dekadës së fundit. “Ne kemi një mjet të projektuar sipas karakteristikave të Stoner-it dhe është e qartë që Rossi ka një tjetër stil drejtimi. Do të duhet të riprojektojmë motorin, për ta bërë atë sa më të mirë për Valentino-n”.
Preziosi komentoi edhe ndryshimet që janë bërë tek motori. “Modifikimi kryesor është ai që i përket motorit, por modifikimi më i dukshëm është ai që i është bërë aerodinamikës. Po provojmë një telajo të re, që ka formë dhe përbërje të ndryshme nga e shkuari”.