E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adel hedh ne treg albumin e saj te ri me titull 21

Ka mese tre vjet qe kengetarja britanike Adel u be nje yll boteror me albumin e saj te pare 19.  Se fundi ajo ka hedhur ne treg albumin 21 i cili permban kryesisht krijime ose bashkepunime te saj.

Kenga Rolling in the deep ishte kenga e pare e Adeles nga albumi i saj me titull 21. Ajo e pershkruan kete kenge e cila ka shitur rreth 1 milion e gjysem kopje dixhitale vetem ne Amerike si nje melodi gospel me nota melankolike.

Ne fillim te vitit 2008 Adela ishte popullore ne renditjet britanike por muzika e saj po hynte ngadale ne Shtetet e Bashkuara. Ajo theu barrierat me interpretimin e saj ne nje prej programeve me popullore te transmetuara ne NBC me titull Saturday night live.  Ne vitin 2009 Adela fitoi cmimin Grammy si artisja me e mire e re.

Adela e quan stilin e saj muzikor si nje soll shume romantik. Ajo thote se kenget e albumit 21 nuk flasin vetem per dashurite e humbura por gjithashtu dhe per gjetjen e zgjidhjeve perballe sfidave te jetes.

Adela ka bashkepunuar per krijimin e 10 kengeve nga 11 qe permban albumi 21.  Ne kete album eshte dhe nje intrpretim i saj i kengens Lovesong qe eshte nje kenge hit e viteve 1989 e grupit britanik The Cure.

Albumi me titull 21 shiti 350 mije kopje gjate javes se pare te publikimit ketu ne Shtetet e Bashkuara dhe u deshen 7 jave qe te behej albumi i pare qe arriti 1 milion kopje per 2011. Ajo ka qendruar per 11 jave rresht ne krye te klasifikimeve britanike duke hyre ne hitorine muzikore te Britanise si artistja qe ka qendruar me gjate ne kete pozicion.

Adela thote se hera heres ka frike nga skena. Por kjo nuk e ndalon aspak qe te nderrmare turne te ndryshme. Ajo nis turneun e saj amerikan nga Uashingtoni me 12 maj ndersa mbas qershorit ajo do te nise turneun ne Britanine e Madhe. Ndjekim nga albumi 21 kengen Set fire to the rain.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›