E Shtunë, 31 Tetor 2026

Film dokumentar per sfidat e gazetarise tradicionale

Filmi Page One A Year Inside The New York Times eshte nje dokumentar rreth problemeve qe ndesh nje nga gazetat me te mira amerikane ne nje kohe kur lajmet dhe informacioni perhapen me shpejtesi ne Internet. Regjsori Endru Ros ka ndjekur punen e gazetareve dhe ka nxjerre ne pah se si gazeta po perpiqet te perballoje sfidat e medias sot. Filmi i Rosit u shfaq ne Festivalin e Filmit  Sundance kete vit.  Ai nuk tregon vetem perpjekjet e gazetes per te mbijetuar por hap edhe diskutimin per sfidat qe ka perballe shtypi ne pergjithesi.

Kur organizatat e lajmeve nxitonin te botonin kohet  e fundit njoftime per dokumentet e Wikileaks per te burgosurit ne Gjirin Guantanamo ato u ndeshen edhe nje here me shpejtesine e faqeve te Internetit te mbushura me materiale te paredaktuara.

Endru Rosi regjisori i dokumentarit  Page One A Year Inside The New York Times analizon median dhe paralajmeron se cunami i informacionit dixhital mund te sjelli fundin edhe te nje prej gazetave me te respektuara.

...dhe vecanerisht eshte bere kercenim ndaj gazetarise tradicionalisht investigative dhe gazetarise si ajo e institucioneve te tilla si The New York Times.

Rosi argumenton se perhapja e informacionit ne Internet mund te behet kercenim per gazetarine cilesore. 

Mendoj se idea e demokratizimit te rrjedhes se infomacionit eshte entusiazmuese por sfera e blogut nuk tregon gjithmone  kujdesin per saktesi qe tregojne redaktoret dhe shkrimtaret ne paraqitjen e informacionit.

Rosi thote se informacioni ne Internet i ka mbytur gazetat neper bote dhe ka patur gjithashtu ndikim edhe ne vete gazeten  The New York Times. Tirazhi i shitur i gazetes ka rene po ashtu edhe te ardhurat nga reklamat.  Disa gazetare jane pushuar nga puna dhe si rezultat permbajtja mund te cenohet. Por Emi Aisman profesore e Universitetit Amerikan nuk eshte dakord.

Le te shohim se cfare ndodhi ne Japoni gjithe ky shkaterrim. Ne fakt gjate dy muajve te fundit bota ka kaluar neper disa ndryshime gjeofizike politike dhe ekonomike qe nuk i kishim shikuar kurre me pare.  Tani kemi me shume burime informacioni dhe nga keto burime nuk do te kishim degjuar me pare.

Aisman beson se pavaresisht se cfare ndodh me gazetat gazetaria e mirefillte do te vazhdoje.

Do te shikojme me shume gazetare te pavarur.  Ata mund te terheqin shume njerez per ti financuar te shkojne ne Irak dhe ata do tia shesin artikujt e tyre Zerit te Amerikes apo The New York Times ose ndonje universiteti.

Pol Sperou zv/president i transmetimeve ne Newseum ne Uashington DC thote se zyrat e lajmeve duhet te kene reporteret e tyre.

Duhet paguar gazetari ne zonen e luftimeve. Duhet paguar gazetari qe mbulon punen e keshillit te qytetit apo mbledhjet e komisionit te planifikimit ndertimor. Kjo eshte sfida qe ndeshin tani mediat tradicionale te mbeshtesin zyrat e tyre te lajmeve dhe gazetaret ne terren nderkohe qe te ardhurat jane ne renie.

Sperou thote se deri tani emra te tille si  The New York Times kane konkuruar jo vetem me rrjedhen masive te informacionit por edhe informacionin pa pagese ne Internet. Kohet e fundit The New York Times filloi abonimin per leximin e gazetes ne Internet. Sipas lajmeve rreth 100 mije njerez jane abonuar por kjo shifer nuk eshte e mjaftueshme per te siguruar te ardhurat qe i duhen gazetes.

eshtja me pagesen qendron ne faktin nese ia vlen te paguash per te lexuar informacionin.  Dihet se po ta marresh kete informacon nga burime te njohura ai eshte i verifikuar i sakte dhe i besueshem.  Vihet re nje periudhe kalimtare nderkohe qe publiku meson me shume per ceshtje te tilla si besueshmeria apo saktesia dhe i largohet tundimit per ta marre informacionin falas.

Megjithate keto jane zhvillime qe mbeten per tu pare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›