E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet ndjeshem popullariteti i presidentit Obama pas operacionit per vrasjen e bin Ladenit

Sipas nje ankete te Qendres Kerkimore Pew te publikuar nga gazeta Uashington Post mbeshtetja publike per presidentin Barak Obama eshte rritur 9 perqind pas operacionit ku u vra kreu i al Kaides Osama Bin Laden. Mbeshtetja per presidentin tani eshte 56  nga 47 qe ishte muajin e kaluar sipas te njejtes organizate anketuese.

Analistet thone se ndersa zoti Obama pergatitet te  garoje per tu rizgjedhur vitin e ardhshem mbetet per tu pare se sa mund ta ndihmoje ate politikisht eliminimi i bin Ladenit. Ishte nje moment me nje dramacitet te pashembullt gjate presidences se presidentit Baraka Obama.

Miremberma  Sot mund te njoftoj popullin amerikan dhe boten se Shtetet e Bashkuara kane kryer nje operacion ku u vra Osama Bin Laden kreu i al Kaides.

Njoftimi u shoqerua me festime dhe shprehje te shumta te krenarise kombetare - perpara Shtepise se Bardhe ne Kuoten Zero ne Nju Jork dhe kudo ne vend.

Republikanet iu bashkuan demokrateve per te pergezuar presidentin dhe forcat speciale Seals te cilat realizuan misionin. Mes atyre qe vleresuan kete moment ishte dhe Dik eni dhe shume te tjere qe shpesh jane kritike ndaj zotit Obama.

Mendoj se administrata e meriton vleresimin per suksesin e operacionit. Mendoj se ne te gjithe i kemi atij borxh te  njejten ndjenje kenaqesie qe edhe ata ndjejne.

Mbeshtetja e publikut per Presidentin Obama ishte ulur kohet e fundit por operacioni i sukseshem per te asgjesuar Osama Bin Ladenin  i ka dhene presidentit nje shtytje politike thote Peter Brown anketues i universitetit Kuinipak.

Pyetja qe shtrohet per zotin Obama eshte se sa e madhe eshte kjo shtytje dhe sa mund te zgjase ajo. Kjo nuk eshte e qarte dhe nuk do te jete e qarte per nje kohe.

Disa analiste mes tyre dhe Robert Guttman i Universitetit Johns Hopkins parashikojne se operacioni kunder bin Ladenit do te kete ndikim te madh ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Sigurisht qe kjo u jep nje shtytje mundesive per rizgjedhje te presidentit Obama. Per mua zgjedhjet jane mbyllur qe sot.

Por zoti Brown thote se eshte shume heret per te arritur ne nje perfundim te tille.

Pyetja me e rendesishme persa i perket se ardhmes se tij politike nuk eshte nese vrasja e Bin Ladenit do te ndihmoje besueshmerine e tij ne rrafshin e sigurise kombetare sepse patjeter qe e ndihmon. eshtja eshte se sa do ti beje kjo njerezit te favorizojne menyren se si ai menaxhon ekonomine deficitin dhe problemet e brendshme.

Presidenti ka marre pergezime per operacionin madje dhe nga disa republikane qe pergatiten per garen presidenciale vitin e ardhshem si ish guvernatori i shtetit Masacusets Mit Romni dhe ish guvernatori i Minesotes Tim Polenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›