Adele do të operohet, karriera në rrezik

Adele do të operohet në kordat e saj vokale, të cilat janë të dëmtuara dhe po rrezikojnë seriozisht karrierën e këngëtares.
23-vjeçarja ka anuluar të gjitha datat e koncerteve që duhet të realizonte gjatë vitit 2011. Lajmin e bënë të ditur pjesëtarë të stafit të britanikes.
“Njoftojmë me keqardhje se të gjitha datat e mbetura në turin e vitit 2011 janë anuluar. Adele do t’i nënshtrohet operacionit për të zgjidhur problemet me fytin. Doktorët kanë urdhëruar që Adele të lërë pushim kordat vokale deri sa të rikuperohet plotësisht”, thuhet në një komunikatë.