Smalling mungon për një muaj

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling do të qëndrojë jashtë fushës për një muaj për shkak të një frakture të vogël në shputë, ka njoftuar menaxheri Sir Alex Ferguson.
21-vjeçari mungoi në fitoren ndaj Evertonit në Premierligë, të shtunën, për shkak të dëmtimit. Smalling nuk do të jetë në dispozicion as për miqësoret e Anglisë në nëntor, kundër Spanjës dhe Suedisë.
“Smalling ka një frakturë të vogël në shputë. Mendoj se do të qëndrojë jashtë fushës për një muaj, është i pafat”, tha Ferguson për MUTV.