Adele fiton 41.000 funta në ditë

Pop mbretëresha Adele po arrinë standarde të larta jetësore me një pasuri prej 15 milion funtash. Këngëtarja e “Rolling in the Deep” raportohet se çdo ditë fiton 41.000 futna.
Nga kjo del se ylli nuk e ka aspak problem të hargjoj më shumë se 47.000 futna në muaj për shtëpinë ku po qëndron deri në ceremoninë e Oscar, shtëpi e cila më parë i ka takuar Sir Paul McCartney në Los Angeles.
Sipas kompanisë që merret me të ardhurat e Adele, në bank ajo ka një shumë prej 10.3 milion funtave, derisa 4.6 milion të tjerë i shfrytëzonë për pagesa të ndryshme, gjithsej 14.9 milion dollarë.
Pasuria e saj përgjithësisht ka ardhë si pasojë e suksesit mbarëbotërorë të albumit të saj 21 i cili është shitur rreth 25 milion kopje./Indeksonline/